Luna, gjithmonë
në majë të gishtave.
Asistentja personale me inteligjencë artificiale që flet shqip. Pyet për çdo gjë, shkruaj mesazhe, planifiko ditën — Luna kujdeset për detajet.
Falas Pa kartë bankare 100% në shqip
Me kënaqësi! Për 6 veta: meze me djathë të bardhë dhe speca të pjekur, tavë kosi si pjatë kryesore dhe trileçe për ëmbëlsirë. Listën e blerjeve e përgatita.
Pyet çfarë të duash
Më shumë se një chatbot
Luna nuk të jep vetëm përgjigje. Ajo të ndihmon t'i kthesh ato në veprime.
Nga ideja te plani
Thuaj çfarë ke në mendje. Luna e kthen në hapa të qartë, lista dhe afate.
Vazhdo aty ku e le
Fillo në kompjuter, vazhdo në telefon. Bisedat dhe kujtuesit të ndjekin kudo.
Jo vetëm fjalë — veprim
Luna krijon vetë kujtuesit, ngjarjet në kalendar dhe listat e blerjeve.
Dita jote, e organizuar pa mundim
Thuaj "më kujto" dhe mjafton. Luna shton kujtuesin, e vendos në kalendar dhe ta sjell në mend në kohën e duhur — sot në web, nesër në telefon dhe në pajisjen e shtëpisë.
- Planifiko udhëtime, festa dhe javën tënde
- Shkruaj email-e dhe mesazhe në shqip të rregullt
- Krijo kujtues, ngjarje dhe lista me një fjali
Kujtues & detyra
Një Luna, kudo që je
Fillo një bisedë në kompjuter, vazhdoje në telefon dhe mbaroje me zë në dhomën e gjumit. Luna e mban kontekstin.
Në shfletues
Thellohu në tema, planifiko pushime, krahaso oferta — me tastierë.
Në app-in Luna
Bisedat, kalendari dhe listat në xhep, kudo që të jesh.
Në pajisjen Luna
Ora e komodinës që të dëgjon, të zgjon dhe ndez TV-në e kondicionerin.
E krijuar për shqiptarët
Bisedë e natyrshme, në gjuhën tënde. Pa anglisht të detyruar, pa përkthime që s'kuptohen.
Shqip, me të vërtetë
Jo përkthim i ngathët. Luna të kupton dhe të përgjigjet në shqip të natyrshëm.
Fol si me një mik
Pa komanda të ngurta. Thuaj çfarë të duhet, me fjalët e tua.
Ndrysho temë lirshëm
Kalo nga një pyetje te tjetra në mes të bisedës — Luna e mban fillin.
Të njeh ty
Luna mban mend preferencat e tua dhe përgjigjet çdo herë e më personale.
Ora që të kupton në shqip
Një orë elegante për komodinën, me asistente zanore që flet shqip. Pyete me zë, vendos alarme dhe kontrollo pajisjet e shtëpisë — pa kërkuar telekomandën.
- Ndez e fik televizorin me zë
- Kontrollo kondicionerin
- Alarme dhe kujtues
- Mikrofon i ndjeshëm, zë i qartë
Bëhu nga të parët që e marrin:
Eksploro më shumë
Ndërtuar në Shqipëri, me besimin e shtetit shqiptar
Projekti Luna i Fly Project SHPK është financuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në kuadër të programit StartUP Albania për mbështetjen e sipërmarrjeve inovative.







