Përditësuar më 26 shtator 2026
Politika e privatësisë
Luna ofrohet nga Fly Project SHPK, Tiranë. Kjo faqe shpjegon çfarë të dhënash mbledhim dhe si i përdorim.
Çfarë mbledhim
- Llogaria: emri, email-i dhe fjalëkalimi (i ruajtur vetëm si hash).
- Bisedat: mesazhet që i dërgon Luna-s dhe përgjigjet, që të mund t'i rifillosh.
- Kujtuesit, kalendari, listat dhe kujtesa që krijon ti ose Luna me kërkesën tënde.
- Pajisjet që lidh me llogarinë (emri dhe koha e fundit e lidhjes).
Si i përdorim
Vetëm për të të ofruar shërbimin. Mesazhet i dërgohen ofruesit të modelit AI për të gjeneruar përgjigjen. Nuk i shesim të dhënat e tua dhe nuk i përdorim për reklama.
Kush ka akses
Një numër i kufizuar administratorësh të autorizuar të Fly Project SHPK mund të shohin llogaritë dhe bisedat, vetëm për mbështetje teknike, siguri, parandalim abuzimi dhe përmirësim të cilësisë së Luna-s. Çdo hyrje e tillë regjistrohet automatikisht (kush, çfarë dhe kur) dhe kontrollohet rregullisht.
Kontrolli yt
Mund të fshish çdo bisedë, kujtues ose kujtesë kurdo. Te Cilësimet mund ta fshish llogarinë përfundimisht — kjo fshin të gjitha të dhënat e lidhura me të.
Kontakt
Për çdo pyetje: privacy@luna.com.al
